Ndërlidhjet

logo-print

Obama: SHBA do ta mbrojë Korenë Jugore dhe Japoninë


Barack Obama gjatë një bisede të mëhershme telefonike në zyrën e tij

Barack Obama gjatë një bisede të mëhershme telefonike në zyrën e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka riafirmuar përkushtimin amerikan për mbrojtjen e Koresë Jugore dhe Japonisë dhe është shprehur për ndërmarrje të aksionit të fuqishëm kundër Koresë Veriore për testin e bombës hidrogjenike.

Në bisedat telefonike me presidenten jugkoreane, Park Geun-Hye, dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Obama është pajtuar se aleatët duhet “të punojnë së bashku për forcimin e unitetit dhe për përgjigje të fuqishme ndërkombëtare, ndaj sjelljes së fundit të pamatur të Koresë Veriore”, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

Departamenti amerikan i shtetit tha se edhe sekretari i shtetit, John Kerry, ka pasur biseda të ngjashme me ministrat e jashtëm të Koresë Jugore dhe Japonisë.

Pas provës së pajisjes atomike të Koresë Veriore në vitin 2013, Uashingtoni kishte dërguar aeroplanë bombardues “të padukshëm” të tipit B-2, me kapacitet bërthamor, mbi hapësirën e Koresë Jugore për të treguar forcë.

Koreja Veriore ishte përgjigjur duke u kërcënuar me sulm atomik kundër Shteteve të Bashkuara.

Koreja Jugore tha se nuk po e shqyrton ndonjë aksion atomik të vetin. Konsiderohet se ka pak gjasë që Shtetet e Bashkuara do ta ripërtrijnë sistemin taktik atomik raketor, që e patën larguar nga Koreja Jugore në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG