Ndërlidhjet

Gjermani: Të mundshme dëbimet për sulme kundër femrave


Heiko Mass
Heiko Mass

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Heiko Maas, thotë se azilkërkuesit mund të dëbohen nëse vërtetohet se ishin të përfshirë në një varg të sulmeve seksuale në natën e Vitit të Ri në qytetin Këln.

Në një intervistët të publikuar sot, ministri Maas tha se “çdokush i cili beson se mund t’i shkel ligjet dhe rendin duhet të ndëshkohet, pavarësisht se prej nga vjen”.

Pos dëbimit, azilkërkuesit, po ashtu, mund të ballafaqohen me dënim dhe burgosje në kohëzgjatje së paku një vit, nëse paraqiten prova se kanë marrë pjesë në sulme, i tha zoti Maas, grupit medial, Funke.

Dhjetëra femra raportohet se ishin sulmuar seksualisht ose ishin plaçkitur më 31 dhjetor në Këln.

Ka pasur sulme kundër femrave edhe në Hamburg.

Policia tha se dëshmitarët i kanë përshkruar autorët e sulmeve se ishin “arabë ose me origjinë nga Afrika Veriore”, por zyrtarët theksojnë se ka pak informata solide se kush i ka kryer këto sulme.

Këto incidente kanë shkaktuar debat lidhur me sjelljen e azilkërkuesve në Gjermani.

Gjermania në vitin 2015, ka pranuar numrin më të madh të migrantëve.

XS
SM
MD
LG