Ndërlidhjet

logo-print

Festimi i Krishtlindjeve Ortodokse në Tuzëll


Besimtarët e krishterë ortodoksë në qytetin Tuzlla në Bosnjë Hercegovinë i kanë festuar Krishtlindjet në mënyrë tradicionale. Ata janë mbledhur afër Kishës Ortodokse kryesore të qytetit, ku është ndezur një trung lisi, duke krijuar flakë të mëdha. Ata gjithashtu kanë kënduar këngë fetare. Tuzlla është qyteti i dytë më i madh në federatën boshnjako-kroate, ndërsa aty jeton popullata myslimane, katolike dhe ortodokse. Në këtë qytet është mbrojtur përbërja multietnike gjatë luftës, në periudhën 1992-95, e cila vazhdon edhe në ditët e sotme.

XS
SM
MD
LG