Ndërlidhjet

Libi: Nga sulmi me bombë – së paku 50 të vrarë


Pamje pas sulmit me kamion - bombë në Zilten të Libisë
Pamje pas sulmit me kamion - bombë në Zilten të Libisë

Së paku 50 vetë janë vrarë dhe afro 100 të tjerë janë plagosur sot nga një sulm me kamion – bombë, në një qendër stërvitore të policisë në qytetin Zilten, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Libisë, Ammar Mohammed Ammar.

Ky ishte njëri nga sulmet më vdekjeprurëse që e ka goditur këtë vend të përfshirë nga konflikti.

Kamioni ka eksploduar në këtë qendër derisa qindra rekrutë ishin mbledhur aty, ka thënë prefekti i qytetit Zilten, Miftah Lahmadi.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por konsiderohet se ai është kryer nga lojalistët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Libi, Martin Kobler, e ka dënuar sulmin dhe ka bërë thirrje për unitet kombërar.

Prej kryengritjes së vitit 2011, kur u përmbys diktatori, Muammar Qadaffi, Libia është në kaos, meqë grupet e ndryshme të armatosura luftojnë për territore dhe kontroll të naftës.

Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mbështetur marrëveshjen paqësore të ndërmjetësuar nga OKB-ja ndërmjet grupeve të ndryshme në Libi, për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar.

Perëndimi shpreson se kjo marrëveshje, që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është mbështetur unanimisht më 23 dhjetor të vitit të kaluar, do të sjell stabilitet dhe do të ndihmoj në luftimin e pranisë në rritje të grupit militant, Shteti Islamik, në Libi.

XS
SM
MD
LG