Ndërlidhjet

Iran: Akuza ndaj sauditëve për sulm në ambasadën në Jemen


Pamje nga luftimet artilerike në Sana të Jemenit
Pamje nga luftimet artilerike në Sana të Jemenit

Teherani e ka akuzuar Arabinë Saudite se aeroplanët e saj luftarakë në mënyrë “të qëllimshme” e kanë sulmuar Ambasadën e Iranit në kryeqytetin Sana në Jemen.

“Arabia Saudite është përgjegjëse për dëmet në ndërtesën e ambasadës dhe për plagosjen e disa anëtarëve të personelit atje”, ka thënë sot zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Hossein Jaber Ansari.

Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur sulmi i dyshuar.

Ky zëdhënës tha se kryengritësit i kanë shfrytëzuar kapacitetet civile përfshirë edhe ambasadat e braktisura.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabaia Saudite mbrëmë ka ndërmarrë sulme ajrore të fuqishme në kryeqytetin Sana në Jemen, kundër lansuesve raketorë të kryengritësve shiitë huthi.

Këto akuza të ndërsjella po bëhen derisa janë shtuar tensionet ndërmjet dy rivalëve rajonalë, Arabisë Saudite dhe Iranit, për shkak të ekzekutimit të një kleriku të njohur shiit në Arabinë Saudite.

Sot, Irani ka shpallur se i ndalon të gjitha prodhimet nga Arabia Saudite.

Arabia Saudite i ka ndërprerë lidhjet me Iranin pasi ambasada e saj në Teheran ishte sulmuar nga protestuesit.

XS
SM
MD
LG