Ndërlidhjet

Qeveria e Sirisë lejon ndihmat në fshatin e rrethuar


Madaja, Siri
Madaja, Siri

Qeveria e Sirisë ka rënë dakord që të lejojë ndihmat në fshatin Madaja, i kontrolluar nga rebelët, pas raporteve se banorët atje janë duke vdekur nga uria.

Koordinartori humanitar i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ndihma humanitare do të dërgohet në ditët e ardhshme.

Agjencitë e ndihmës thonë se kushtet në Madaja, pranë Damaskut, janë “jashtëzakonisht të tmerrshme” dhe se njerëzit po luftojnë për të mbijetuar.

OKB-ja ka thënë se po bën përpjekje të arrijë edhe fshatrat Foah dhe Kefraja, të cilët janë të rrethuar nga forcat rebele.

Madaja, e cila ndodhet rreth 25 kilometra në veriperëndim të Damaskut dhe 11 kilometra larg kufirit me Libanin, është e rrethuar qysh në fillim të muajit korrik nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre nga lëvizja islamike e Libanit, Hezbollah.

OKB ka thënë se ka siguruar raporte të besueshme për njerëz që vdesin nga uria.

Më 5 janar, një burrë 53 vjeç raportohet se ka vdekur nga uria, ndërsa familja e tij prej pesë anëtarësh vazhdon të vuajë nga kequshqyerja, ka raportuar OKB.

XS
SM
MD
LG