Ndërlidhjet

logo-print

Lideri i Kishës ruse justifikon sulmet në Siri


Patriarku Kirill

Patriarku Kirill

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka mbështetur fushatën bombarduese të Rusisë në Siri, duke e përshkruar atë si “luftë mbrojtëse”.

Patriarku Kirill ka bërë përpjekje të justifikojë sulmet ushtarake ruse në Siri, duke thënë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur Rusinë nga “terrorizmi”.

“Derisa lufta bëhet në vetëmbrojtje, ajo është e drejtë”, ka thënë Kirill për kanalin rus Rossiya 1.

Ai ka thënë se nëse grupet terroriste lejohen të fitojnë pushtet në Siri, ato do sjellin “mjerim dhe ankth” për popullin rus.

Moska ka nisur sulmet ajrore në Siri në fund të shtatorit, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Fushata, megjithatë, është kritikuar nga Perëndimi dhe kundërshtarët e Assadit, të cilët e akuzojnë Moskën për bombardimin e caqeve të opozitës së moderuar siriane dhe për shkaktimin e viktimave civile.

Moska i hedh poshtë akuzat.

Kisha Ortodokse e Rusisë ka lidhje të afërta me Kremlinin.

Kirill po ashtu ka bërë përpjekje të minimizojë vështirësitë ekonomike në Rusi, duke thënë se situata në vend nuk është tragjike.

Ekonomia e Rusisë është goditur rëndë nga sanksionet e Perëndimit dhe rënia e çmimeve të naftës.

Sanksionet janë vendosur pasi Moska ka ankesuar Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe ka vazhduar mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG