Ndërlidhjet

Adnan Januzaj kthehet në Manchester United


Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Anësori belg, Adnan Januzaj, me prejardhje kosovare, është rikthyer në Manchester United pasi kontrata njëvjeçare me Borussia Dortmundin është ndërprerë pas një gjysmë sezoni.

Bundesliga ka konfirmuar se klubet janë pajtuar për “kthim të menjëhershëm” dhe se “detajet e fundit të kontratës midis palëve janë duke u zgjidhur”.

Januzaj, 20 vjeç, i është bashkuar Dortmundit në fund të periudhës së fundit të transferimit.

Ai ka luajtur vetëm 166 minuta si zëvendësues në gjashtë ndeshje të Bundesligës, por nuk ka shënuar asnjë gol.

XS
SM
MD
LG