Ndërlidhjet

logo-print

Suedia zgjat kontrollin e kufijve me vendet e Schengenit


Suedi...

Suedi...

Suedia ka zgjatur kontrollin e përkohshëm të kufijve me vendet e zonës Schengen deri më 8 shkurt, ka bërë të ditur Qeveria suedeze.

Parlamenti i këtij vendi, më 17 dhjetor, 2015, ka miratuar ligjin për kontrollin e obliguar të udhëtarëve që hyjnë në Suedi nga vendet brenda zonës Schengen.

Më 4 janar, Suedia ka nisur kontrollimin e detyrueshëm të pasagjerëve që hyjnë në këtë shtet nga Danimarka, me qëllim që të zvogëlojë numrin e migrantëve.

Mbi një milion refugjatë dhe migrantë kanë arritur në Evropë në vitin 2015, shumica e tyre të ikur nga Siria.

Sipas rregullave të Schengenit, kontrollet në kufij mund të rikthehen deri në gjashtë muaj.

Lexoni edhe këtë:

Suedia, Danimarka do të heqin kontrollin kufitar së shpejti

XS
SM
MD
LG