Ndërlidhjet

I vrari në Paris mbante flamurin e IS-it


Paris, 7 janar 2016.
Paris, 7 janar 2016.

Prokurorët francezë kanë thënë se kanë hapur hetime për terrorizëm, pasi policia ka vrarë një person, i cili, me sa duket, ka bërë përpjekje të sulmojë një stacion policor në Paris.

Prokurori i Parisit, Francois Molins, ka thënë se trupi i personit të vrarë është gjetur me një fletë letre që tregonte flamurin e grupit ekstremist Shteti Islamik dhe një pretendim për marrje të përgjegjësisë, të shkruar në gjuhën arabe.

Zyrtarët kanë thënë se personi në fjalë ka thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) jashtë stacionit policor, ku zyrtarët e kanë qëlluar atë për vdekje.

Ai ka pasur një thikë, ndërsa disa tela i janë dukur nëpër trup.

Policia ka thënë më pas se ai ka pasur të veshur një jelek të rremë vetëvrasës.

Incidenti ka ndodhur në përvjetorin e parë të sulmit terrorist kundër revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.

XS
SM
MD
LG