Ndërlidhjet

Coca-Cola i kërkon falje Ukrainës për hartën


Harta e dytë e Coca Cola-s në VKontakte

Harta e dytë e Coca Cola-s në VKontakte

Kompania Coca-Cola i ka kërkuar zyrtarisht falje Ukrainës për publikimin e një harte në mediat sociale ruse, e cila përfshin edhe Krimenë.

Gadishulli i Krimesë i është aneksuar Ukrainës në mënyrë të paligjshme nga Rusia, në mars të vitit 2014.

“Unë mund vetëm të kërkoj falje për këtë gjë, e cila nuk është dashur të ndodhë kurrë”, ka thënë Clyde C. Tuggle, zëvendëspresident i gjigantit botëror të pijes në një letër dërguar Ambasadës së Ukrainës në Uashington.

Në letër thuhet se harta “është përgatitur nga një agjenci e jashtme, pa dijen apo miratimin e Coca-Cola-s”.

Më 30 dhjetor, Coca-Cola në Rusi ka postuar një mesazh urimi për festat në median sociale ruse VKontakte, së bashku me një hartë të vendit, të mbushur me pemë të Krishtlindjeve.

Harta, megjithatë, ka shkaktuar reagime të zemëruara nga përdoruesit rusë, të cilët janë ankuar se ajo nuk i përfshin disa rajone, e as Krimenë.

Më 5 janar, kompania ka kërkuar falje në ueb-faqen e saj zyrtare në VKontakte, së bashku me një hartë të re, e cila ka përfshirë gadishullin në Detin e Zi.

Harta e re me Krimenë ka shkaktuar valë të re të zemërimit nga ukrainasit.

XS
SM
MD
LG