Ndërlidhjet

Merkel: Sulmuesit seksualë do të dëbohen


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania do të dëbojë shtetasit e huaj, të cilët gjenden fajtorë për sulmet seksuale në Këln.

Ajo ka thënë se duhet t’iu dërgohen “sinjale të qarta” atyre që nuk janë të përgatitur të veprojnë në përputhje me ligjin gjerman.

Një grup i njerëzve, me dukje arabe, është raportuar se qëndron prapa sulmeve të natës së Vitit të Ri.

“Ajo çfarë ka ndodhur natën e Vitit të Ri, nuk është e pranueshme. Këto janë akte të neveritshme kriminale që një shtet, që Gjermania nuk do t’i pranojë”, ka thënë Merkel përmes një deklarate.

Policia gjermane ka thënë se 121 vajza kanë raportuar nëpër stacione të ndryshme se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur.

Deri më tash janë identifikuar 16 të dyshuar, por nuk ka pasur arrestime.

Incidente të ngjashme në natën e Vitit të Ri tani janë raportuar edhe në Finlandë dhe Zvicër.

Vitin e kaluar, Evropa është përballur me fluksin më të madh të refugjatëve dhe migrantëve, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 1 milion njerëz, shumica të ikur nga lufta në Siri, kanë hyrë vetëm në Gjermani.

XS
SM
MD
LG