Ndërlidhjet

Migrantët luftojnë me temperaturat e ftohta


Fshati Miratovac në Serbi.

Fshati Miratovac në Serbi.

Mjekët që punojnë në kampet e refugjatëve në vendet e Ballkanit thonë se numri i migrantëve që sëmurën nga temepraturat e ftohta është gjithnjë në rritje.

Temperaturat në rajon kanë rënë nën 11 gradë Celsius.

Organizatat bamirëse si Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor dhe Mjekët pa Kufij kanë thënë se shumica e pacientëve vujanë nga problemet me frymëmarrje, bronkiti dhe gripi.

Ka po ashtu shqetësime për njerëzit që refuzojnë ose nuk kërkojnë trajtim.

“Këtë javë që kanë rënë temperaturat, kemi rreth 100 pacientë në ditë”, ka thënë Sanja Gjurica, nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor, që është i vendosur në qytetin Sid në veri të Serbisë.

Evropa, vitin e kaluar, ka parë numrin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumica e tyre kanë ikur nga luftërat në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG