Ndërlidhjet

Dënohet uzbeku që planifikonte sulm në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Një refugjat uzbek do të kalojë 25 vjet në burg në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të dëbohet.

Kështu ka vendosur një gjykatës amerikan, pasi i pandehuri është shpallur fajtor për planifikimin e sulmit kundër një akademie ushtarake amerikane.

“Ai ka synuar të bëjë xhihad në SHBA”, ka thënë gjykatësi Edward J. Lodge teksa ka shpallur vendimin për Fazliddin Kurbanovin.

Kurbanov, vozitës kamioni, i cili ka lënë Uzbekistanin në vitin 2009, ka thënë se “nuk është terrorist” dhe se nuk e ka pasur kurrë në mend të bëjë gjëra të tilla.

Prokurorët kanë thënë se Kurbanov është xhihadist që ka komunikuar me organizatën terroriste Lëvizja Islamike e Uzbekistanit.

XS
SM
MD
LG