Ndërlidhjet

Arrestohen dy refugjatë irakianë për terrorizëm


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy refugjatë irakianë, në Kaliforni dhe në Teksas, nën akuza që lidhen me terrorizëm.

Një ankesë penale në Sakramento akuzon Aws Mohammed Younis al-Jayab, 23 vjeç, për udhëtim në Siri për të luftuar së bashku me organizatat terroriste.

Ankesa thotë se Jayab, i cili ka shkuar në Shtetet e Bashkuara si refugjat irakian në tetor të vitit 2012, ka shkruar në mediat sociale për qëllimet e tij për t’u kthyer në Siri, si dhe për përvojën e tij të mëparshme të luftës kundër regjimit në Siri.

Kur ka aplikuar për shtetësi amerikane, ankesa thotë se Jayab ka gënjyer zyrtarët e migracionit për udhëtimet dhe lidhjet e tij.

Ndërkohë, Omar Faraj Saeed Al-Hardan, një tjetër refugjat irakian, i cili ka hyrë në SHBA në vitin 2009, është akuzuar në Hjuston për sigurimin e mbështetjes për grupin militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG