Ndërlidhjet

logo-print

Seulit i kërkohet të ndalojë transmetimet në Korenë V.


Kore e Jugut

Kore e Jugut

Ministri i Jashtëm britanik, Philip Hammond, i ka bërë thirrje Koresë së Jugut që të përmbahet nga rinisja e transmetimeve propagandistike përtej kufirit me Korenë e Veriut.

Komentet e Hammondit vijnë pasi media jugkoreane ka thënë se Seuli ka rinisur sot transmetimet e ndjeshme, të cilat kritikojnë regjimin autoritar të Kim Jong Unit dhe shkeljet që u bën ai të drejtave të njeriut.

Transmetimet kanë ndaluar në muajin gusht si pjesë e një marrëveshjeje për uljen e tensioneve midis dy fqinjëve koreanë.

Transmetimet, të cilat Phenjani i përshkruan si akt të luftës, kanë rinisur pak ditë pasi Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar bombën me hidrogjen, edhe pse ekspertët kanë shprehur skepticizëm në lidhje me këtë provë.

Duke folur gjatë një vizite në Japoni, Hammond ka thënë se e kupton se përse Koreja e Jugut e ndjen se duhet t’i përgjigjet testit bërthamor të Veriut.

“…por, ne duhet të jemi më të mëdhenj se verikoreanët. E dimë se përgjigjja në këtë mënyrë është thjesht rritje e bezdisjes që Koreja e Veriut paraqet për ne”, ka thënë Hammond.

XS
SM
MD
LG