Ndërlidhjet

Gjenden shenjat e gishtërinjve të sulmuesit të Parisit


Bruksel - foto arkivi
Bruksel - foto arkivi

Autoritetet belge thonë se policia ka gjetur tre jelekë për përdorim të mundshëm në sulme vetëvrasëse, gjurmë të eksplozivëve dhe shenjat e gishtërinjve të sulmuesit të dyshuarit të Parisit, Salah Abdeslam, i cili ndodhet në arrati.

Të gjitha këto janë gjetur në një apartament në Bruksel.

Zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës ka thënë se apartamenti në lagjen Schaerbeek është kërkuar nga policia më 10 dhjetor.

Deklarata thotë se apartamenti është marrë me qira nën identitet të rremë.

Abdeslam kërkohet në lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Në mesin e sulmuesve të Parisit kanë qenë tre sulmues vetëvrasës, përfshirë vëllain e Abdeslamit, Brahim.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG