Ndërlidhjet

I dyshuari për rekrutim për terrorizëm mbetet në paraburgim


Ilustrim
Ilustrim

Të mërkurën, një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës së Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh ndaj të pandehurit M.A., ka njoftuar sot Zyra për Informim Publik e Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 28.12.2015.

"I pandehuri në fjalë po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale: rekrutim për terrorizëm, nga neni 139 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG