Ndërlidhjet

logo-print

Protesta kundër devijimit të investimeve në Pakistan


Udhëheqës politikë dhe fetarë të Pakistanit janë mbledhur në qytetin Peshauar për të protestuar kundër ndryshimeve që i ka bërë qeveria Korridorit Ekonommik Kinë-Pakistan. Plani fillestar për projektin miliona dollarësh të autostradës, ka paraparë investime të mëdha në provincën Khyber-Pakhtunkhva. Por, protestuesit thonë se rruga tani ka devijuar në provincën Punxhab, e cila është bastion i kryeministrit Navaz Sharif. Pakistani ka nënshkruar vitin e kaluar marrëveshjen me Kinën, në vlerë prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, për zhvillimin e një zone të veçantë ekonomike.

XS
SM
MD
LG