Ndërlidhjet

SHBA: Janë krijuar 292 mijë vende të reja pune në dhjetor


Pamje nga ekranet e aksioneve në Nju Jork
Pamje nga ekranet e aksioneve në Nju Jork

Punëdhënësit amerikanë i kanë krijuar 292 mijë vende të reja pune në dhjetor të vitit të kaluar, që sugjeron se ekonomia tash për tash po rritet me ritëm solid.

Departamenti amerikan i punës tha sot se papunësia mbetet në shkallën 5%, për të tretin muaj me radhë.

Më tepër amerikanë kanë filluar të kërkojnë punë dhe shumica kanë gjetur një vend pune, raporton AP nga Uashingtoni.

Këto të dhëna të fuqishme e dëshmojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara, në kohën e trazirave globale, që dalin nga ngadalësimi ekonomik në Kinë dhe rëniet në tregjet e aksioneve.

Për disa muaj, punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të sigurt kanë shtuar vende të punës, megjithë rritja globale ishte ngadalësuar, ndërsa tregjet financiare kishin rënë.

XS
SM
MD
LG