Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme ajrore kundër militantëve


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Pakistanit thonë se së paku 25 militantë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në rajonin fisnor të trazuar, Vaziristani Verior.

Zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë kanë thënë se sulmet janë ndërmarrë sot, me ç’rast janë shkatërruar disa baza dhe makina të militantëve.

Një zyrtar është cituar duke thënë se pesë prej të vrarëve ishin pjesëtarë të rrjetit ekstremist, Haqqani, 10 ishin militantë çeçenë dhe uzbekë, ndërsa 10 të tjerë ishin pjesëtarë të grupit Tahrik-e-Taliban.

Prej vitit 2014, Pakistani po ndërmerr ofensivë madhore kundër grupeve ekstremiste në Vaziristanin verior, që shtrihet në kufi me Afganistanin.

Ushtria ka thënë se gjatë operacionit janë vrarë më se 3,600 militantë dhe 350 ushtarë.

Në këtë hapësirë gazetarët nuk kanë qasje, kështu që është i vështirë verifikimi i pavarur i këtyre numrave dhe identiteti i të vrarëve.

XS
SM
MD
LG