Ndërlidhjet

logo-print

Polici amerikan plagoset “në emër të IS-it”


Pamje nga plagosja e policit në Filadelfia

Pamje nga plagosja e policit në Filadelfia

Një person, duke pretenduar se është zotuar për besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik, e ka qëlluar dhe e ka plagosur rëndë një polic në Filadelfia.

Policia ka njoftuar mbrëmë se i armatosuri, i identifikuar si Edward Archer, 30 vjeçar, i ka gjuajtur 11 të shtëna në drejtim të oficerit, Jessie Harnett, teksa ky i fundit ishte ulur në makinën e tij të patrullimit.

Polici i sulmuar ka shtënë më pas në drejtim të personit të armatosur për së paku tri herë.

Personi i armatosur ka ikur në këmbë dhe më pas është kapur nga policia.

“Ky person u përpoq ta ekzekutoj policin”, ka thënë komisioneri i policisë, Richard Ross

Policia në Filedalefia ka thënë se sulmuesi e ka sulmuar policin në emër të Shtetit Islamik

Zyrtarët amerikanë kanë qenë në gjendje gatishmërie pas një numri të sulmeve terroriste brenda territorit amerikan dhe jashtë tij.

XS
SM
MD
LG