Ndërlidhjet

logo-print

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në një qendër stërvitore të policisë në Libinë perëndimore, ku kanë mbetur të vdekur së paku 50 persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë.

Përmes një deklarate të punblikuar në internet në gjuhën arabe, grupi militant tha se një anëtar i grupit ka vdekur teksa po e kryente sulmin vetvrasës në qytetin Zliten, disa ditë më parë.

IS e ka shfrytëzuar kaosin në Libi që nga rënia e diktatorit Muamer Gadafii dhe i njëjti grup është rritur në Libi.

Militantët janë të pranishëm në disa qytete ndërsa sulmet e para në këtë shtet i kanë nisur kundër infrastrukturës së naftës.

XS
SM
MD
LG