Ndërlidhjet

Turqia pretendon se ka parandaluar një sulm të IS-it në Irak


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia duhet t’i mbajë trupat në Irakun verior pasi që ata e kanë parandaluar një sulm të planfikuar në kampin ushtarak të trajnimit, sulm i cili ishte planfikuar këtë javë nga militanët e Shtetit Islamik.

Pohimet e presidentit turk menjëherë i ka mohuar Iraku. Të dyja këto vende kanë mospajtime tash e një muaj për shkak se Turqia i ka vendosur rreth 150 trupa në një zonë irakiane.

Erdogan iu ka thënë gjatë të premtes gazetarëve në Stamboll, se trupat turke i kanë vrarë 18 militantë të IS-it të cilët kishin planifikuar sulme në kampin Bashiqa, aty ku veprojnë edhe trupat turke.

“Asnjë nga ushtarët tanë nuk janë plagosur”, tha Erdogan, duke shtuar se ky rast tregon se vendosja e trupave turke në kampin Bashiqa të Irakut"ishte hap i drejtë".

“Ata janë duke e bërë atë që duhet bërë në kohën e duhur dhe këtë do ta vazhdojnë ta bëjnë”, ka thënë Erdogan.

Bagdadi në vazhdimësi ka thënë se trupat turke nuk janë të autorizuara për të vepruar në këtë pjesë, duke pretenduar se me këtë veprim Turqia po e shkel të drejtën ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG