Irani e ka akuzuar Arabinë Saudite për “urrejtje sektare” dhe tha se mbretëria duhet të zgjedhë në mes të promovimit të ekstremizmit dhe nxitjes së marrdhënieve më të mira në Lindjen e Mesme.
Përmes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moom, Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka këmbëngulur se Teherani “nuk ka dëshirë dhe interes për përshkallëzimin e raporteve”.
Ai i ka akuzuar sauditët për keqtrajtimin e pelegrinëve irakianë dhe për përdorimin e gjuhës së urrejtjes jo vetëm ndaj Iranit, por siç ka thënë ai, kundër të gjithë myslimanëve shiitë.
Zarif ka thënë se për Teheranin është me rëndësi paqja, stabiliteti dhe “uniteti islam”.
Letra e Zarif vjen në kohën kur janë përkeqësuar raportet në mes të Teheranit dhe Riadit. Tensionet kanë ardhur pas ekzekutimit të një kleriku shiit nga Arabia Saudite, veprim i cilli ka rezultuar me djegien e ambasadës saudite në Teheran.