Ndërlidhjet

logo-print

Gazetarët amerikanë kërkojnë lirimin e Jason Rezaian


Gazetari Jason Rezaian

Gazetari Jason Rezaian

Përfaqësuesit e 25 organizatave mediatike i kanë kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që të bëj presion për lirimin nga burgu në Teheran të gazetarit të Washington Post.

“Gazetaria nuk është krim. Por, ... Jason Rezaian është i burgosur në Iran që nga korriku i vitit 2014, për shkak të punës së tij. Irani nuk e ka ofruar asnjë dëshmi për ta justifikuar mbajtjen e tij”, thuhet mes të tjerash në letrën e përfaqësuesve të mediave.

Kerry disa herë e ka ngritur çështjen e gazetarit Rezaian gjatë takimeve me përfaqësues të Teheranit, por ka refuzuar që lirimi i tij apo i të burgosurve të tjerë amërikanë të lidhet me heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Teheranit.

Rezaian, 39 vjeç, gjatë vitit të kaluar, në një seancë të mbyllur, u akuzua dhe u dënua për spiunazh.

Gjatësia e dënimit të tij nuk është bërë publike.

Në mesin e mediave që kanë kërkuar nga Kerry të bëj presion mbi Iranin janë: Associated Press, The New York Times, Los Angeles Times, ABC, CBS, NBC dhe CNN.

XS
SM
MD
LG