Ndërlidhjet

Qëllohen për vdekje një polic dhe një ushtar në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Brendshme e Egjipti,t ka njoftuar sot se persona të armatosur e kanë qëlluar për vdekje një ushtar dhe një polic teksa ata po udhëtonin me makinën e tyre në Giza, në perëndim të kryeqytetit Kajro.

Polici, i cili ishte komandant për trafikun në qarkun Giza, ka vdekur menjëherë nga sulmi, i cili sipas ministrisë ka ardhur nga persona të panjohur.

Mediat shtetërore kanë njoftuar se në zonën ku ka ngjarë sulmi janë vendosur postblloqe për kapjen më të lehtë të sulmuesve.

Në Egjipt ka pasur valë të sulmeve terroriste që nga rrëzimi i presidentit Muhammad Morsi, në korrik të vitit 2013.

Një sulm ndaj turistëve në Egjipt ka ngjarë të premten ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

XS
SM
MD
LG