Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë kërkon ndihmë nga udhëheqësit e teknologjisë


Ilustrim

Ilustrim

Me qëllim të kundërvënies së propagandës së ekstremistëve në internet, zyrtarët e lartë të Sigurimit Kombëtar amerikan, janë takuar me udhëheqësit e teknologjisë në Silicon Valley

Shefi i Stafit në Shtëpinë e Bardhë, Denis McDonough, i ka udhëhequr bisedimet që janë mbajtur të premten me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë globale, duke përfshirë edhe kompaninë Apple.

Administrata amerikane është përpjekur që t’i bindë kompanitë e teknologjisë që të bashkëpunojnë më shumë me agjencitë e intelegjencës.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se bisedimet u fokusuan në mënyrat për ta bërë më të vështirësuar përdorimin e internetit nga ekstremistët e dhunshëm, të cilët shfrytëzojnë internetin për planfikimin e sulmeve apo rekrutimin e mbështetësve.

Përfaqësues nga Google, Twitter, Microsoft, Yahoo dhe LinkedIn, gjithashtu morrën pjesë në takim.

XS
SM
MD
LG