Ndërlidhjet

Policia: Po veprojmë sipas autorizimeve ligjore


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës i ka hedhur poshtë pretendimet e partive opozitare se “kinse Policia e Kosovës po i ndalon dhe pengon protestuesit që në mënyrë të organizuar me autobus të vijnë nga rajonet e ndryshme në Prishtinë”. Sipas policisë, ky deklarim nuk është i vërtetë dhe nuk qëndron.

Sipas organeve të rendit, Policia e Kosovës “me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar planin operativ, për tu kujdesur për sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmerinë e ligjit, si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet”.

Policia ka thënë se po i ndërmerr veprimet konform autorizimeve ligjore duke përfshirë edhe kontrollin në komunikacionin rrugor, por sipas organeve të rendit “në asnjë rast të vetëm nuk ka ndaluar dhe penguar qarkullimin e asnjë autobusi në asnjë rajon”.

Reagimi i policisë vjen pas atyre të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosj,e e cila përmes një komunikate ka thënë se “frika nga masiviteti e ka bërë pushtetin që të mobilizohet për të ndaluar autobusët dhe për të mos lejuar ardhjen e protestuesve”.

XS
SM
MD
LG