Ndërlidhjet

Kryeministri indian viziton bazën e sulmuar ajrore


Kryeministri i Indisë, Narendra Modi
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka vizituar sot bazën ajrore në Pathankot që gjendet në kufi me Pakistanin, e që është sulmuar në fillim të janarit nga një grup i armatosur.

Mediat indiane kanë raportuar se masat e sigurisë kanë qenë të shtuara gjatë vizitës së Modit në shtetin verior Punjab.

Shtatë ushtarë indianë janë vrarë nga sulmi që ka nisur më 2 janar e që ka zgjatur gati katër ditë. Baza ajrore në Pathankot ishte sulmuar nga një grup i personave të armatosur, të cilat janë vrarë gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit

Zyrtarët e Indisë thonë se sulmi ka qenë i ngjashëm me sulmet e mëparshme të grupeve militante me seli në Pakistan, duke e theksuar ndjeshmërinë e përpjekjeve aktuale për ripërtritjen e bisedimneve ndërmjet Nju Delhit e Islamabadit.

Pakistani e ka dënuar sulmin e fundit dhe ka thënë se dëshiron vazhdimin e procesit të vullnetit të mirë, që është krijuar nga takimi i dhjetorit ndërmjet kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, dhe kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif.

XS
SM
MD
LG