Ndërlidhjet

logo-print

Merkel propozon masa për largimin e refugjatëve të dënuar


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka propozuar dispozita të ashpra ligjore, që e e rregullojnë qështjen e azilkërkuesve.

Me ligjet e propozuara do të ndihmohej Gjermania për deportimin e “shkelësve serik” të ligjit që janë të dënuar për krime të lehta.

Merkel tha sot në Gjermani, se propozimi “është në interes të qytetarëve të Gjermanisë, por edhe në interes të shumicës së refugjatëve të cilët janë këtu”.

Propozimi, i cili do të diskutohet me partnerët e koalicionit dhe të cilit i duhet miratim parlamentar, vjen pas një varg sulmesh seksuale gjatë festimeve të Vitit të Ri në Këln dhe qytete tjera të Gjermanisë, veprime për të cilat u fajësuan kryesisht shtetasit e huaj.

“Nëse një refugjat shkel rregullat, atëherë duhet të ketë pasoja që do të thotë se mund ta humbas vendbanimin këtu dhe atë pa marrë parasysh a është i dënuar me burg apo dënim me kusht”, ka thënë sot Merkel.

Propozimi ia mundëson edhe policisë që të bëj kontrolle më të shpeshta të dokumenteve të identifikimit.

Sulmet gjatë festimit të Vitit të Ri, kanë nxitur thirrje për kontrolle më të ashpëra në Gjermani, vend i cili vetëm gjatë vitit të kaluar ka pranuar rreth 1.1 milion refugjatë.

Sonte në mbrëmje ndërkaq, një tubim anti-emigracionit, është paralajmëruar që të mbahet në Këln.

XS
SM
MD
LG