Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 39 militantë të vrarë nga sulmet ajrore


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët thonë se si rezultat i sulmeve ajrore ndaj një burgu që po mbahej nga një degë e Al-Kaidës në veriperëndim të Sirisë, janë vrarë së paku 39 persona.

Sulmet e sotme ajrore e kanë goditur një ndërtesë të frontit Al-Nusra që gjendet në afërsi të një tregu në Maarat al-Numan, në provincën Idlib, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky mekanizëm tha se sulmet janë kryer nga avionët rusë.

Grupi monitorues tha se shumica nga të vrarët janë militantë që ishin burgosur nga Al-Nusra, derisa viktimat tjera janë roje të burgut dhe luftëtarë të Al-Nusrës.

XS
SM
MD
LG