Ndërlidhjet

Jahjaga dënon ashpër aktet e dhunshme në Prishtinë


Atifete Jahjaga, foto arkivi

Atifete Jahjaga, foto arkivi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar "ashpër vandalizimin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t'i mbrojnë institucionet e vendit".

Në një postim në rrjetin social Facebook, zonja Jahjaga ka thënë se "protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme".

Ajo u ka bërë thirrje protestuesve "të tregojnë përgjegjësi dhe qetësi", ndërsa ka kërkuar nga organizatorët e protestës të distancohen nga "këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës".

XS
SM
MD
LG