Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurisë së Kosovës dënon dhunën gjatë protestës


Ilustrim

Ilustrim

Përmes një komunikate të lëshuar, Këshilli i Sigurisë ë Kosovës, e ka dënuar “eskalimin në dhunë të protestës së organizuar nga partitë opozitare në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë”.

Teksa iu ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që të ushtrojnë përgjegjësinë që u takon për t’i larguar nga rruga "protestuesit e dhunshëm", ka kërkuar njashtu nga partitë opozitare që të “heqin dorë nga ky skenar për përdorimin e dhunës dhe mjeteve të rrezikshme, për rrënimin e rendit institucional e kushtetues të Kosovës”

“Është për keqardhje, që duke arsyetuar veprimin e protestuesve të dhunshëm, organizatorët e protestës, në mënyrë të qartë po marrin përsipër sulmet ndaj institucioneve të shtetit dhe sfidimin e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrës zyrtare për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka kërkuar nga organizatorët e protestës që të bashkëpunojnë me organet e shtetit për t’i vënë përpara drejtësisë përgjegjësit për pasojat e protestës, nga e cila janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, disa protestues, por edhe disa qytetarë, kalimtarë të rastit.

KSK iu ka dhënë mbështetje institucioneve të zbatimit të ligjit për siç kanë thënë, “menaxhimin e situatës së krijuar dhe për ruajtjen e institucioneve të shtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

XS
SM
MD
LG