Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria dënon "aktet e dhunës të udhëhequra nga opozita"


Pamje nga protesta

Pamje nga protesta

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar përmes një komunikate "aktet e tmerrshme të dhunës të udhëhequra nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, sot në Prishtinë".

"Duke respektuar të drejtën për protestë të ligjshme dhe paqësore, Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, djegien e një pjese të objektit të Qeverisë, goditjen dhe hedhjen e koktejit të molotovit mbi zyrtarët policorë dhe aktet e tjera të shumta të dhunës ndaj qytetarëve, pronës publike dhe private".

Qeveria e Kosovës vlerëson se "dhuna e shfaqur në këtë protestë, është e organizuar nga humbësit e dëshpëruar të të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ambiciet e tyre politike, po përpiqen t’i realizojnë me djegie të institucioneve legjitime dhe përmes zhytjes së vendit në krim dhe anarki".

"Qeveria e Kosovës konsideron se kjo protestë kishte për synim rrëzimin me dhunë të Qeverisë dhe lënien e vendit në duar të të inkriminuarve që sot ia vunë zjarrin objektit dhe policisë, ka po ashtu për qëllim prishjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, parandalimin e liberalizimit të vizave dhe proceseve tjera eurointegruese, si dhe stopimin e zhvillimit ekonomik të vendit", thuhet mes tjerash në reagimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG