Ndërlidhjet

Turqia arreston tre të dyshuar për vrasjen e Naji Jerf


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet turke thonë se i kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me vrasjen e një gazetari sirian në jug të Turqisë.

Naji Jerf, kryeredaktor i revistës opozitare Hinta, u qëllia për vdekje në mes të ditës në një rrugë të qytetit Gazintep, gjatë muajit dhjetor.

Ai është gazetari i tretë sirian i vrarë në Turqi në muajt e fundit.

Mediat shtetërore turke kanë thënë se policia e ka arrestuar një të dyshuar për vrasje dhe dy të tjerë që dyshohen për ndihmë ndaj vrasësit.

Të shtunën në mbrëmje, sipas mediave turke, ndaj tre të dyshuarve është marrë vendim që të qëndrojnë në burg, në pritje të gjykimit.

Nuk ka të dhëna rreth identitetit të të dyshuarve.

Reporterët pa Kufij kanë thënë se Jarf kishte marrë kërcënime pas publikimit të një dokumentari rreth dhunës së ushtruar nga grupi militant Shteti Islamik.

IS e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e dy gazetarëve të tjerë sirianë në tetor.

XS
SM
MD
LG