Ndërlidhjet

I vrari në Paris ishte azilkërkues në Gjermani


Ilustrim

Ilustrim

Hetuesit gjermanë thotë se personi i cili e ka sulmuar një stacion të policisë në Paris, kishte jetuar në një qendër të azilkërkuesve në Gjermani.

Më 7 janar, një person kishte bërë përpjekje që ta sulmoj një stacion të policisë në veri të Parisit, në përvjetorin e parë të sulmeve vdekjeprurëse në gazetën satirike Charlie Hebdo, në kryeqytetin francez.

Policia e ka vrarë personin i cili e kishte të veshur një jelek të rremë vetëvrasës.

Hetuesit gjermanë që po ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti, të shtunën e kanë bastisur një apartament në një qendër të azilkërkuesve në Recklinghausen, në perëndim të Gjermanisë.

Hetuesit gjermanë nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Agjencia e lajmeve Spiegel Online ka njoftuar se personi, nga policia gjermane, po cilësohet si kërcënim i mundshëm pasi që ai kishte edhe një flamur të Shtetit Islamik.

Ai ishte larguar nga qendra në muajin dhjetor.

Hetuesit francezë e kanë identifikuar të dyshuarin me emrin tunizian, Tarek Belgacem.

XS
SM
MD
LG