Ndërlidhjet

logo-print

Një raketë godet Mjekët pa Kufij në Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Mjekët pa Kufij thonë se njëra nga klinikat e tyre në veri të Jemenit është goditur sot një raketë, nga e cila kanë mbetur të vdekur tre persona.

Grupi i mjekëve ndërkombëtar njoftoi sot se dhjetë persona të tjerë u plagosën nga raketa, në klinikën që gjendet në qarkun Razeh të provincës Saada.

Saada është një bastion i rebelëve shiit Huthi që e kanë mbështetjen nga Irani, provincë e cila është është bombarduar nga mbështetësit e qeverisë së Jemenit që nga muaji mars.

Mjekët pa Kufij e kanë akuzuar koalicionin saudit për një raketë që e ka goditur një klinikë të tyre në jugperëndim të Jemenit, në muajin tetor.

Koalicioni në atë kohë pat thënë se do t’i hetoj këto pretendime.

XS
SM
MD
LG