Ndërlidhjet

Irani e akuzon Arabinë S. për pengimin e bisediemeve të paqes në Siri


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka akuzuar Arabinë Saudite për tensionet diplomatike dhe për tendencat për ta penguar Teheranin në bisedimet e paqes mbi Sirinë.

“Qasja e Arabisë Saudite është me qëllim që të krijoj tensione, në mënyrë që të ndikoj negativisht në krizën siriane”, ka thënë Zarif përmes një komunikate.

Ai tha se vendi i tij nuk do të lejoj që veprimet saudite të kenë ndikim negativ.

Deklarata nga ai përkon me vizitën zyrtare në Teheran të të dërguarit për paqe në Siri të Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura.

Raportet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit janë prishtur pasi që Riadi e ka ekzekutuar një klerik shiit mysliman, veprim pas të cilit kanë pasuar protestat në Teheran ku është djegur edhe ambasada saudite.

Një ditë më parë gjashtë shtetet anëtare të Këshillit Koorperativ të Gjirit (Gulf Cooperation Council –GCC), e kanë shprehur “mbështetjen e tyre të plotë” për Arabinë Saudite, për shkak të veprimeve ndaj Iranit, ndërsa e kanë dënuar atë që e kanë përshkruar, si ndërhyrje nga Teherani në punët e brendshme të Riadit.

XS
SM
MD
LG