Ndërlidhjet

Vriten 9 pjesëtarë të milicisë pro-qeveritare në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Një aeroplan ushtarak irakian i ka vrarë nëntë anëtarë të një force të milicisë pro-qeveritare.

Milicët ishin pjesë e Hashed al-Shaabi, e njohur edhe si Forca Mobilizuese Popullore, një grup që vepron nën ombrellën e milicisë shiite të mbështetura nga Irani

Ahmed al-Assadi, zëdhënës i grupit Hashed al-Shaabi, tha se milicët u vranë teksa po i përgjigjeshin një sulmi të Shtetit Islamik afër qytetit Tikrit.

“Raportet fillestare tregojnë se një raketë irakiane i ka identifikuar gabimisht forcat tona si forca të armikut dhe i kanë sulmuar”, ka thënë ai për AFP.

Dy raketa, me një distancë kohore prej shtatë minutash, sipas tij, e kanë goditur milicinë.

Ai tha se pos të vrarëve janë plagosur edhe 14 milicë.

XS
SM
MD
LG