Ndërlidhjet

516 raste të dhunës gjatë festimeve të Vitit të Ri në Këln


Ilustrim

Ilustrim

Policia në qytetin Këln të Gjermanisë ka thanë sot, se i numri i rasteve të pretenduara për ngacmim seksual dhe dhunë tjetër nga turmat e njerëzve gjatë festimeve të vitit të ri, ka arritur në 516.

Hetuesit nuk e kanë arrestuar asnjë të dyshuar për sulmet që pretendohet se kanë ndodhur Gjermani me rastin e festimeve të Vitit të Ri.

Por, viktimat sipas policisë, i kanë përshkruar autorët si “afrikanë, arabë apo me pamje nga Evropa jugore”

Policia ka thënë se azilkërkuesit nga Afrika Veriore dhe emigrantët ilegalë, janë të dyshuarit kryesor për rastet që kanë ngjarë në Këln.

Gjermania vetëm gjatë vitit të kaluar i ka pranuar rreth 1.1 refugjatë.

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka propozuar dispozita të ashpra ligjore, që e e rregullojnë qështjen e azilkërkuesve.

Me ligjet e propozuara do të ndihmohej Gjermania për deportimin e “shkelësve serik” të ligjit që janë të dënuar për krime të lehta.

Merkel tha gjatë të shtunës në Gjermani, se propozimi “është në interes të qytetarëve të Gjermanisë, por edhe në interes të shumicës së refugjatëve të cilët janë këtu”.

Lexoni edhe këtë:

Merkel: Sulmuesit seksualë do të dëbohen

XS
SM
MD
LG