Ndërlidhjet

Liga Arabe dënon sulmin ndaj ambasadës saudite


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Kajro të Egjiptit, e kanë dënuar sulmin ndaj ambasadës saudite në Iran dhe e kanë akuzuar qeverinë e Teheranit për mbrojtjen e atyre që e kanë dëmtuar ambasadën.

Përmes një deklarate përmbyllëse, Liga Arabe e ka dënuar edhe mbështetjen që po i jep Garda Revolucionare e Iranit, siç kanë thënë ata, një grupi militant.

Të gjithë anëtarët e Ligës Arabe kanë votuar në favor të deklaratës, pos Libanit ku një parti politike e mbështetur nga Hezbollaku është forcë e fuqishme.

Në deklaratë nuk bëhen me dije për masat e përbashkëta kundër Iranit, por kanë vendosur që të themelohet një komision që do të konsultohet për veprimet e mundshme në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG