Ndërlidhjet

logo-print

Kritika për aktorin Penn dhe revistën Rolling Stone


Pamje e një artikulli për revistën e aktorit Penn me shefin e kartelit të drogës në Meksikë Joaquin Guzman

Pamje e një artikulli për revistën e aktorit Penn me shefin e kartelit të drogës në Meksikë Joaquin Guzman

Revista Rolling Stone dhe aktori i njohur, Sean Penn, po kritikohen, pasi u publikua një intervistë me shefin e mafias meksikane në arrati, Jaoquin Guzman.

Aktori amerikan, Sean Penn, dhe aktorja meksikane, Kate del Castillo, janë takuar me shefin e kartelit të drogës Sinola, në një lokacion në xhungël në pjesën qendrore të Meksikës, tre muaj pasi Guzman kishte ikur nga një burg me siguri të lartë, nëpër një tunel.

Zyrtarët meksikanë thanë se Guzman ishte pajtuar të takohej me aktorin Penn, që është edhe fitues i Çmimit Oskar, pasi ai dëshironte që të xhirohet një film për jetën e tij.

Raportet sugjerojnë se kjo intervistë i ka ndihmuar agjentët meksikanë që ta zbulojnë vendin ku strehohej Guzman dhe ta arrestojnë atë më 8 janar.

Intervista me këtë shef të drogës është publikuar në revistën Rolling Stone më 9 janar.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha semburrja eGuzmanit për dërgimin ilegal të narkotikëve në Amerikë ishte “çmenduri” dhe se intervista “përmbanë në vete shumë pyetje interesante” për aktorin Penn dhe personat e tjerë të përfshirë në të.

Kandidati republikan presidencial, Marco Rubio, këtë intervistë të zotit Penn e ka përshkruar si “grotestke”.

XS
SM
MD
LG