Ndërlidhjet

Liga Arabe e kritikon Iranin


Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Ligës Arabe

Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Ligës Arabe

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe e kanë dënuar Iranin për atë që thonë se paraqet përzierje në çështjet arabe.

Gjatë një takimi të mbrëmshëm në Kajro, ministrat e kanë akuzuar Iranin e udhëhequr nga shiitët, për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për dështim të qëllimishëm për mbrojtjen e përfaqësive diplomatike të Arabisë Saudite në Teheran.

Vendi i vetëm që i ka kundërshtuar këto kritika ishte Libani, që ka popullatë shumicë shiite.

Megjithatë, në kumtesën e publikuar pas takimit, Liga Arabe nuk ka përmendur ndonjë masë ndëshkuese kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG