Ndërlidhjet

Pakistan: Filluan bisedimet për paqe në Afganistan


Pamje e ndërtesës së parlamentit në Islamabad të Pakistanit

Pamje e ndërtesës së parlamentit në Islamabad të Pakistanit

Diplomatët nga Pakistani, Afganistani, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, sot në Islamabad e kanë filluar takimin në kuadër të përpjekjeve për hartimin e një plani për bisedime paqësore ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve.

Në këto bisedime nuk janë ftuar përfaqësuesit talibanë, të cilët janë shprehur të përkushtuar të bisedojnë vetëm me Shtetet e Bashkuara e jo me qeverinë e Afganistanit, raporton AP nga Islamabadi.

Megjithatë, Javed Faisal, zëdhënës i shefit ekzekutiv të Afganistanit, Abdullah Abdullah, thotë se fokusi në këtë takim do të jetë në krijimin e “një mekanizmi” për bisedime direkte paqësore ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve në të ardhmen.

Zoti Faisal, mëtutje, ka thënë se Pakistani pritet ta paraqes një listë të militantëve talibanë, që do të kishin vullnet për të zhvilluar negociata me qeverinë e Afganistanit për përfundimin e kryengritjes 14 vjeçare në këtë vend.

XS
SM
MD
LG