Ndërlidhjet

Siri: Pritet hyrja e ndihmave humanitare në tri qytete


Pamje nga një demonstratë e banorëve në Madaja në Siri ku ata kërkojnë ndihmë

Pamje nga një demonstratë e banorëve në Madaja në Siri ku ata kërkojnë ndihmë

Në qytetin e rrethuar sirian, Madaja, ku raportohet për uri vdekjeprurëse, pritet që të hyjnë ndihmat humanitare.

Furnizimet urgjente me ushqime për në qytetin, që është nën kontroll të kryengritësve, pritej të dërgohen dje, por operacioni ishte shtyrë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Siri tha se ndihma në Madaja dhe dy qytete të tjera, Foua dhe Kefraja, të rrethuara nga kryengritësit, do të arrijë gjatë ditës së sotme.

Në qytetin Madaja, afër kufirit me Libanin, thuhet se banorët ushqehen me shtazët shtëpiake dhe barishta për të mbijetuar.

Organizata Mjekët pa Kufij ka tërhequr vërejtjen se qytetit Madaja i duhet furnizim i përhershëm me ndihma, e jo vetëm një dërgesë.

Kjo organizatë tha dje se banorët po vuanin nga uria dhe mungesa e furnizimeve mjekësore.

XS
SM
MD
LG