Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet me mortajë një shkollë në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Së paku tre fëmijë afganë janë vrarë pasi që një mortajë e ka goditur një shkollë në lindje të Afganistanit.

Ministria afgane e Arsimit, përmes një deklarate të lëshuar sot, njoftoi se tetë nxënës të tjerë të shkollës së mesme, janë plagosur nga sulmi në provincën Khost.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Rajoni Khost që gjendet në kufi me Pakistanin, kohëve të fundit ka qenë i qetë, derisa në prill dhe korrik të vitit të kalua,r dhjetëra persona janë vrarë si rezultat i dy sulmeve vetëvrasëse.

Sulmi në Khost ka ndodhur në ditën kur zyrtarët nga Afganistani, Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, janë takuar në Islamabad në kuadër të përpjekjeve për paqe dhe për t’i dhënë fund luftës 15 vjeçare.

XS
SM
MD
LG