Ndërlidhjet

Franca kërkon nga Siria dhe Rusia të mos i sulmojnë civilët


Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius

Vetëm dy javë para mbajtjes së bisedimeve të paqes për Sirinë, Franca i ka bërë thirrje qeverisë siriane dhe aleatit të tyre Rusisë, që t’i ndalojnë operacionet ushtarake kundër civilëve.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, e ka përmendur sot qytetin Madaya, të rrethuar nga forcat qeveritare, banorët e të cilit vend, sipas organizatave joqeveritare, po vdesin nga uria.

Fabius tha sot se Franca do ta iniciojë këtë çështje në Këshillin e Sigurimit, me qëllim që të bëhet presion mbi Sirinë për t’iu dhënë fund sulmeve “të papranueshme”.

“Ne e kemi diskutuar nevojën absurde të përfundimit të operacioneve ushtarake kundër civilëve nga Rusia dhe Siria”, ka thënë Fabius gjatë nnjë konference në Paris.

Rusia e cila sulmon kundërshtarët e Bashar al-Asaadit në Siri që nga muaji shtator, mohon se i ka në shënjestër civilët.

XS
SM
MD
LG