Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje sulmon me vezë Murat Mehën


LIderi i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

LIderi i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, është sulmuar sot me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Një video nga aksioni tregon se aktivistët kanë hedhur vezë në drejtim të tij, në shkallët e Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas postimit në rrjetin social Facebook, Meha në cilësinë e kryetarit, “ka bërë lëshime të mëdha, me ç’rast mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës ia ka dhënë Malit të Zi”.

“Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike. As pas konstatimeve të ekspertëve se marrëveshja për demarkacionin është gabim, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi”, thuhet më tutje në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje zotohet se nuk do t’i ndal protestat, deri në tërheqjen e siç thonë ata, “marrëveshjeve të dëmshme” dhe deri në largimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG