Ndërlidhjet

logo-print

Një sulm i dyshuar rus, godet një shkollë në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Një sulm ajror që dyshohet të ketë qenë rus, e ka goditur një shkollë në veri të Sirisë, duke lënë të vdekur së paku dymbëdhjetë fëmijë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha sot se sulmi ajror që e ka goditur një shkollë në qytetin Ain Jara, vend i kontrolluar nga rebelët në provincën Aleppo, i ka vrarë edhe tre mësues dhe i ka plagosur së paku 20 persona të tjerë.

Grupi monitorues tha se Aleppo ka qenë vatër e sulmeve ajrore dhe përleshjeve në mes të forcave të qeverisë dhe militantëve, që nga 10 janari.

Rusia, një aleat i fuqishëm i regjimit të presidentit Bashar al-Assad, ka kryer sulme ajrore në mbështetje të pushtetit që nga muaji shtator.

Grupi monitorues me bazë në Londër ka njoftuar në fund të dhjetorit, se sulmet ajrore ruse kanë vrarë më shumë se 2 mijë e 300 persona që kur kanë nisur sulmet, në mesin e të cilëve 792 civilë.

Moska në vazhdimësi e ka mohuar se sulmet e saj i kanë vrarë civilët.

XS
SM
MD
LG